• e martë, 02 korrik 2024

Deri të martën mot stabil, më pas reshje shiu dhe bore

Deri të martën mot stabil, më pas reshje shiu dhe bore

Shkup, 3 dhjetor 2023 (MIA) - Deri të martën deri në fund të ditës moti do të jetë stabil, kurse nga e mërkura do të fillojë valë e re me lagështi nga veriperëndimi. Reshjet do të jenë të shiut, të mërkurën në malet e larta të borës, ndërsa të enjten do të ketë borë edhe në disa vende në veriperëndim dhe në vendet më të larta", kumtoi DPHM-ja.

Të enjten reshjet e shiut do të ndalen gjatë ditës, ndërsa në fillim të fundjavës së ardhshme priten reshje të tjera. Kushte për paraqitje të mjegullës do të ketë sidomos mëngjesin e së martës dhe të mërkurës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR