• e diel, 04 gusht 2024

Deri nga fundi i ditës mot me diell dhe vranësira mesatare, në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore paraqitje lokale të të reshurave të shiut

Deri nga fundi i ditës mot me diell dhe vranësira mesatare, në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore paraqitje lokale të të reshurave të shiut

Shkup, 4 gusht 2024 (MIA) - Deri nga fundi i ditës do të mbisundojë mot me diell me vranësira mesatare. Në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore do të ketë paraqitje të të reshurave të shiut dhe bubullima.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore në disa vende erë e përforcuar veriore.

Temperatura maksimale do të lëvizë ndërmjet 30 dhe 37 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri mesatare me erë nga drejtimi verior. Temperatura do të arrijë deri 33 gradë Celsius.

Prej nesër do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare veriore, më e theksuar përgjatë Vardarit. Në zonat malore do të krijohen kushte për paraqitje të izoluar të reshjeve afatshkurtra të shiut dhe bubullima të rralla. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR