Deri nëntor të vitit 2028 me efikasitet energjetik duhet të jenë 14 ndërtesa publike dhe 33 institucione
- Deri në nëntor të vitit 2028, 14 ndërtesa publike dhe 33 institucione duhet të jenë me efikasitet energjetik. Rikonstruksioni do të përfshijë gjithsej 102.992 metra katrorë dhe do të kushtojë 11,11 milionë euro. Kjo parashikohet në planin qeveritar që pritet të miratohet më së voni javën e ardhshme, tha sot ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska.
Shkup, 9 tetor 2025 (MIA) - Deri në nëntor të vitit 2028, 14 ndërtesa publike dhe 33 institucione duhet të jenë me efikasitet energjetik. Rikonstruksioni do të përfshijë gjithsej 102.992 metra katrorë dhe do të kushtojë 11,11 milionë euro. Kjo parashikohet në planin qeveritar që pritet të miratohet më së voni javën e ardhshme, tha sot ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska.
Në brifing me gazetarët Bozhinovska informoi se kjo rrjedh nga Ligji për efikasitet energjetik dhe nënkupton harmonizim me direktivat e BE-së.
"Nga nëntori i vitit 2025 deri në nëntor të vitit 2028 do të përfshihen 14 ndërtesa dhe 33 institucione, ose gjithsej 102.992 metra katrorë me mbi 5000 punonjls, ndërsa vlera do të jetë 11,11 milionë euro. Çdo vit duhet të kemi një rikonstruim prej tre përqind të ndërtesave publike. Dje patëm sekretariat të përgjithshëm të Qeverisë, i cili kaloi. Shpresoj se së shpejti do të jetë dhe në seancë qeveritare. Pres që plani të miratohet nga Qeveria deri javën e ardhshme, të martën e ardhshme. Është parashikuar saktësisht se për cilat ndërtesa publike po punohet dhe si, kur, sa duhet të jenë efikase në aspektin energjetik", thesoi ministrja.
Bozhinovska kujtoi se edhe në Maqedoni duhet të vendoset shënimi i banesave si në vendet e tjera, i cili tregon shkallën e efikasitetit energjetik: A, B, C, D, E. Për këtë, tha, Agjencia e Kadastrës do të duhet të ndryshojë softuerin. ls/
Foto: MIA