• e shtunë, 23 nëntor 2024

Deri në vitin 2028 25 kopshte të reja të fëmijëve, paralajmëroi ministri Limani

Deri në vitin 2028 25 kopshte të reja të fëmijëve, paralajmëroi ministri Limani

Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) – Vijon ndërtimi, shtimi dhe furnizimi i 15 kopshteve të cilat do të mundësojnë pranimin e rreth 1.400 fëmijëve, ndërsa deri në vitin 2028 është planifikuar hapja e 25 kopshteve të reja në mbarë vendin, tha sot ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani. 

Në fjalimin e tij në ngjarjen Platforma: 100% të përkushtuar për ty “Masa dhe politika për përparimin e shëndetësisë, politikës sociale, demografisë dhe rinisë” të cilin e organizon Qeveria, Limani theksoi se investimi në kopshte nuk varet vetëm nga pushteti qendror, por në gjithë procesin duhet të përfshihen edhe komunat. 

Ministri paralajmëroi edhe punësim të përkëdhelëseve në kopshte. Ligji për licenca të reja përgatitet dhe, siç theksoi Limani, deri në fund të këtij muaji do të kalojë në Qeveri dhe në Kuvend.

“Qëllimi ynë është që të mos kemi lista pritjeje për fëmijët në kopshte. Prandaj, deri në vitin 2028 planifikojmë të hapim 25 kopshte të reja në disa komuna, duke përfshirë Aerodrom, Kisella Vodë, Karposh, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Butel, Kumanovë, Shtip, Sveti Nikollë, Zelenikovë, Demir Kapi, Studeniçan, Strugë, Gostivar, Bërvenicë, Çellopek, Bogovinë,... Gjithashtu, është duke u zhvilluar, zgjerimi dhe furnizimi i 15 kopshteve në Sveti Nikollë, Mogillë, Dibër, Gjevgjeli, Karbinc, Tarinc, Koçan, Manastir, Probitshtip, Qendër, Ilinden, Tearcë, Dellçevë dhe Prilep. Por nuk do të thotë që nëse investojmë, gjithçka varet vetëm nga ne, do të duhet edhe komunat të bashkëpunojnë në këtë pjesë, të planifikojnë me to cilat do të jenë kërkesat e tyre të reja për kopshtet e reja. Përveç kësaj, ne po mundohemi të forcojmë kuadrin profesional. Do të duhet të ketë vende të reja pune”, theksoi ministri.

Ai përkujtoi se para më pak se një jave është nënshkruar Marrëveshje me Komunën Gazi Babë për kopsht, si dhe me Petrovecin. 

“Nëse kthehemi në ‘100 ditë Qeveri’, kemi vendosur gur-themel të një kopshti në Butel në vlerë 100 milionë denarë dhe në Gazi Babë në vlerë 19 milionë denarë. Filluam me aktivitete ndërtimore prej mbi 120 milionë denarë për shtim të objektit ‘Izvorçe’ në kuadër të kopshtit ‘Sërniçka’ në Aerodrom, ndërsa është lëshuar në përdorim edhe shtimi i kopshtit ‘Goce Dellçev’ në Ilinden”, tha Limani. fc/

Fotografia: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR