• e premte, 05 dhjetor 2025

Deri në orën 17 në Strugë dalja është 35,2 për qind, në Vevçan mbi 61 për qind

Deri në orën 17 në Strugë dalja është 35,2 për qind, në Vevçan mbi 61 për qind

Strugë, 19 tetor 2025 (MIA) - Gjithsej 35,2 për qind nga gjthsej 62.711 votues të regjistruar në komunën e Strugës deri në orën 17 e kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet lokale. Në Vevçan dalja është 61,84 për qind nga 2.030 votues të regjistruar. 

Dita e zgjedhjeve, sipas kryetarëve të komisioneve komunale zgjedhire, Minir Zhuta dhe Menka Kukoska zhvillohet e qetë dhe pa parregullsi në të dyja komunat. 

Në Strugë votohet në 101 vendvotime, ndërsa qytetarët zgjedhin mes nëntë kandidatëve për kryetar komune dhe 10 lista të këshilltarëve. Në Vevçan zgjidhet mes tre kandidatëve për kryetar komune dhe katër lista të këshilltarëve. ls/ 

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR