• e premte, 05 dhjetor 2025

Deri në orën 13 jehona në Strugë është 17 për qind, në Vevçan mbi 33 për qind

Deri në orën 13 jehona në Strugë është 17 për qind, në Vevçan mbi 33 për qind

 Strugë, 19 tetor 2025 (MIA) - Mbi 17 për qind nga gjithsej 62.711 votues në Komunën e Strugës sot deri në orën 13 e kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet lokale. Në Vevçan jehona është 33,76 për qind nga 2.090 votues të regjistruar.

 Kryetarët e komisioneve komunale zgjedhore, Minir Zhuta dhe Menka Kukoska informojnë se dita e zgjedhjeve është e qetë dhe pa parregullsi në të dy komunat.

 Jehonë më të madhe presin në orët e pasdites.

 Në Strugë votohet në 101 vendvotime, ndërsa qytetarët do të zgjedhin midis nëntë kandidatëve për kryetar komune dhe 10 listave të këshillave. Në Vevçan zgjidhet midis tre kandidatëve për kryetar komune dhe katër listave të këshillave.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR