• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deri në fund të vitit, shteti do të ketë klubin e tij të parë social për adoleshentët dhe të rriturit me spektrin autik

Deri në fund të vitit, shteti do të ketë klubin e tij të parë social për adoleshentët dhe të rriturit me spektrin autik

Shkup, 26 gusht 2024 (MIA) - Shteti do të ketë klubin e tij të parë social për adoleshentët dhe të rriturit në spektrin autik deri në fund të vitit. Siç u theksua në aktivitetin e sotëm, pritet të jetë gati në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit.

Në inspektimin e punimeve ndërtimore ka marrë pjesë ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, ambasadori bullgar Angel Angellov, si dhe kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski.

Ministri i Shëndetësisë, Taravari tha se është një sipërfaqe prej 480 metrash katrorë, përfaqëson ndihmën e ambasadës së Bulllgarisë dhe kryetarit Stojkoski i cili e ka dhuruar objektin e vjetër komunal.

"Unë dëshiroj të falënderoj në emër të Ministrisë dhe Qeverisë ambasadorin Angelov i cili vazhdimisht avokon për qendrat e autizmit dhe kryetarin Stojkovski i cili e pa se sa e rëndësishme është të kemi një qendër të tillë. Për herë të parë në vend po bëjmë një qendër qëndrimi për adoleshentët dhe të rriturit", nënvizoi ministri.

Ai shtoi se do të angazhojë psikiatër, psikolog, logoped, terapist fizikal, punonjës social dhe rehabilitues.

"Kjo është diçka që shpresoj se deri në fund të tetorit, në fillim të nëntorit, do ta promovojmë qendrën dhe do të shohim se si funksionon me sukses, që të jetë model edhe për qytetet e tjera në mbarë vendin, që të hapen qendra të tilla", theksoi Taravari.

Ambasadori i Bullgarisë, Angellov në një deklaratë për mediat potencoi se qendra është dashur të hapet diku tjetër dhe në një sipërfaqe shumë më të vogël në vitin 2021, por pa sukses. Siç shtoi ai, qendra ditore për fëmijët me autizëm ka në komunën e Aerodromit në Shkup, në Ohër, po ndërtohet një në Tetovë, kjo është e katërta, por e para për adoleshentët.

"Këtu është pushteti ekzekutiv, sektori lokal dhe ai joqeveritar. Të gjithë janë në një dhe të gjithë punojnë si një. Mbështetja që mund të japim është e jona", theksoi Angellov.


Kryetari i komunës Stojkoski informoi se qendra do të përfshijë jo vetëm kujdesin ditor me mundësi terapie dhe diagnostikim, por do të ketë edhe qendër për shëndetin mendor.

"Paralelisht me këtë projekt po punohet edhe për qendrën e parë kombëtare për risocializimin e fëmijëve që kanë mbijetuar nga kanceri në Kuçkovë. Dhe ai projekt është në fazën përfundimtare, presim që diku në të njëjtën periudhë të përfundojë edhe realizimi i tij", sqaroi Stojkoski.

Nga Shoqata "Në botën time" falënderuar për mbështetjen duke shprehur gjithashtu kënaqësinë me ngjarjen e sotme. rq/

Foto: dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR