• e premte, 20 dhjetor 2024

Deri në fund të vitit nuk do të ketë orë shtesë tarifë të lirë ditore, nuk priten ndryshime drastike në çmimin e rrymës

Deri në fund të vitit nuk do të ketë orë shtesë tarifë të lirë ditore, nuk priten ndryshime drastike në çmimin e rrymës

Shkup, 16 tetor 2024 (MIA) - Kryetari i Komisionit rregullator energjetik (KRRE), Marko Bislimoski sot konfirmoi se deri në fund të vitit nuk do të vendoset tarifë e lirë shtesë ditore e energjisë elektrike dhe theksoi se nuk pret ndryshime drastike të çmimit të rrymës pas 1 janarit.

"Kemi bërë analizat dhe kemi marrë të dhëna interesante, por edhe mjaft kontradiktore para së gjithash, për shkak të zhvillimeve me çmimet që ndodhën gjatë verës. Kushte për vendosjen e tarifës së lirë sipas të dhënave për vitin 2021, 2022 dhe 2023, nuk ka pasur kur ka filluar penetrimi i fotovoltaikëve, por ajo që është e qartë si trend në nëntëmujorin e këtij viti është se kemi çmime më të ulëta në treg çdo orë në periudhën nga ora 12 deri në 16, pra këto janë çmimet në bursën HUPEKS nën 50 euro për megavat orë. Ekziston mundësia e vendosjes së tarifës së lirë ditore jo për një, por edhe për një orë tjetër", deklaroi Bislimoski pas pazuës së takimit të Misionit të ekspertëve TAIEX për transpozimin e legjislacionit të BE-së për energjinë elektrike në bashkëorganizim të KRRE-së.

Ai tha se fatkeqësisht në treg nga ora 20 deri në orën 12 çmimet janë padyshim të larta krahasuar me të gjitha periudhat e tjera kur kemi edhe tarifë të lirë edhe tarifë të shtrenjtë.

"Nëse do të ndiqnim tregun, atëherë vendosja e një tarife të lirë do të ishte nga ora 12 deri në orën 16, por do të duhet të hiqet tarifa e lirë që kemi nga ora 22 deri në 24 kur kemi çmime reale të larta. Kjo do të thotë goditje që kemi marrë për shkak të zhvillimeve me çmimet në rajon", ka thënë Bislimoski.

Ne si KRRE theksojmë, shton ai, “nuk do të heqim dorë nga vendosja e tarifës së lirë shtesë”.

"Do t'i ndjekim zhvillimet, por me vendosjen e një tarife të lirë shtesë nuk duam të shkaktojmë probleme shtesë financiare, veçanërisht në EMV, sepse me atë tarifë të lirë, në ato periudha të lira, do të rritet konsumi dhe do të duhet të kompensohet", ka thënë ai. 

Ai konsideron se do të pritej negativisht nga konsumatorët nëse tani do të heqin dy orë tarifa të lira që janë nga ora 22 deri në 12 për shkak të shprehive që janë krijuar te njerëzit prej më shumë se 40 vite.

"Nuk duam të krijojmë probleme. Ajo që është nga ora 22 deri në orën 24, nga ora 00 deri në orën 7 të mëngjesit dhe gjatë gjithës të dielën do të mbetet e njëjtë dhe mendoj se nëse i vendosim ato dy orë nga ora 22 deri në 24 në tarifë të shtrenjtë, qytetarët do të kenë më pak përfitim se sa tani. Për këtë arsye deri në fund të vitit nuk do të vendosim tarifë shtesë të lirë", theksoi Bislimoski.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR