• e diel, 05 janar 2025

Deri në fund të vitit 2024 në BE do të fillojë shitja vetëm e karikuesve universal të telefonave

Deri në fund të vitit 2024 në BE do të fillojë shitja vetëm e karikuesve universal të telefonave

Bruksel, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Deri në fund të vitit 2024, të gjithë telefonat celularë, kamerat digjitale, konzolat për video-lojëra, altoparlantët portativë, e-lexuesit, tastierat, mausat, sistemet portative të navigimit dhe kufjet që shiten në BE, do të duhet të kenë USB karikues universal të tipit C.

Nga pranvera e vitit 2026, kjo do të vlejë edhe për laptopët, thuhet në njoftimin e Ministrisë sllovene të Ekonomisë, Turizmit dhe Sportit.

Përveç kësaj, karikuesit do të mund të shiten veçmas nga pajisjet elektronike, të cilët do të shënohen me një piktogram, në bazë të së cilës konsumatori do të mund të vendosë nëse do të blejë një pajisje të re me ose pa karikues.

Vendoset edhe shenjë me specifikimin e kapacitetit për karikimit, me të dhëna për fuqinë minimale dhe maksimale të nevojshme për karikim efikas të pajisjeve elektronike.

Legjislacioni i ri është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të BE-së për të reduktuar mbetjet elektronike dhe për të inkurajuar konsumatorët që të marrin vendime më të qëndrueshme, dhe rregullat e reja do të zbatohen për produktet e vendosura në treg pas datës së përfundimit të përdorimit, gjegjësisht pas datës 28 dhjetor të vitit 2024 ose pas datës 28 prill të vitit 2026 për laptopët. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR