Deri më5 tetor aplikimi për shujtën e subvencionuar studentore
- Ministria e Arsimit dhe Shkencës i informon studentët se afati për paraqitje për të drejtën e shujtës së subvencionuar studentore për vitin akademik 2025/2026 zgjatë prej sot e deri më 5 tetor.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:27, 1 tetor, 2025
Shkup, 1 tetor 2025 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës i informon studentët se afati për paraqitje për të drejtën e shujtës së subvencionuar studentore për vitin akademik 2025/2026 zgjatë prej sot e deri më 5 tetor.
Të drejtën e shujtës së subvencionuar studentore mund ta shfrytëzojnë të gjithë studentët e rregull në studime deridiplomike të cilët kanë të ardhura mujore më të vogla se neto rroga minimale, por edhe studentët e regjistruar në studime pasdisplomike dhe në studime të integruara në universsitetet shtetërore dhe private të vendit.
Studentët të cilët i plotësojnë kushtet, dhe nuk kanë aplikuar deri më tani, mund të aplikojnë përmes portalit: https://e-uslugi.mon.gov.mk.
Kushtet dhe kriteret për realizim të së drejtës së shujtës së subvencionuar studentore janë të kapshme në linkun https://mon.gov.mk/mk-MK/konkursi-i-stipendii/konkursi-mon/javen-povik-za-ostvaruvanje-na-pravoto-na-subvencioniran-studentski-obrok-za-akademskata-20252026-godina
"Studentët të cilëve u është ndërprerë e drejta e shujtës së subvencionuar sstudentore, ndërkaq mendojnë se i plotësojnë kushtet, sërish mund të aplikojnë. Ky afat është gjithashtu i hapur për studentët të cilët nuk kanë aplikuar në afatet e kaluara aktive", kumtoi MASH.
Për mbështetje gjatë aplikimit, studentët mund të drejtohen përmes e-postës: subvencioniran.obrok@mon.gov.mk
"Për shkak të rregullativës ligjore për autenticitet të përforcuar gjatë pagesave pa kontakt në terminalet POS, studentët di të duhet të fusin PIN kodin në mënyrë që transaksionet të jenë të suksesshme. Shparkase Banka kumtoi dy njoftime të rëndësishme lidhur me këtë risi dhe mbështetje për tudentët: https://www.sparkasse.mk/mk/soopshtenija/2025/01/16/Izvestuvanje-za-upotreba-na-PIN-pri-plakanja https://www.sparkasse.mk/mk/soopshtenija/2025/01/14/Izvestuvanje-za-korisnici-na-subvencioniran-obrok thekson MASH. ab/
Foto: МIА arkivi