• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deri më 31 maj kompanitë mund të aplikojnë për kontraktimin e marrëveshjeve për mbështetjen financiare të investimeve

Deri më 31 maj kompanitë mund të aplikojnë për kontraktimin e marrëveshjeve për mbështetjen financiare të investimeve

Shkup, 22 maj 2023 (MIA) - Afati i aplikimit për kompanitë e interesuara për të lidhur kontrata për mbështetje financiare të investimeve sipas Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve është deri më 31 maj, informoi sot Kabineti i zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Koordinimin e Resorëve Ekonomikë dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi.

Siç thuhet në kumtesë, përmes Ligjit për financa, Qeveria ofron mbështetje për investime për kompanitë që e rrisin konkurrueshmërinë e tyre përmes proceseve të reja prodhuese, futjes së teknologjive të reja dhe krijimit të vendeve më të paguara të punës.

"Mbështetja, besimi dhe partneriteti rriten nga viti në vit, gjë që dëshmohet edhe nga numri i kontratave të nënshkruara për ndihmë shtetërore. Në Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve kemi futur masa të reja afirmative, e para prej të cilave është mbështetja e zhvillimit të balancuar rajonal, me të cilat kompanitë marrin një stimul shtesë për të investuar në rajonet më pak të zhvilluara. Kurse e dyta është një masë që inkurajon dhe mbështet kompanitë të investojnë në kërkim dhe zhvillim", thuhet në kumtesë.

Nga kabineti i zëvendëskryeministrit Bytyqi potencojnë se janë eliminuar dallimet ndërmjet kompanive vendore dhe të huaja, sot të gjitha kompanitë që operojnë në vendin tonë janë kompanitë tona, vendore, me të njëjtat kushte dhe mundësi për të marrë mbështetje nga shteti.

Subjektet që mund të jenë përfitues të mbështetjes financiare janë subjektet afariste ato që kanë filluar një investim fillestar produktiv, që kanë arritur një rritje të të ardhurave totale nga veprimet në vitin e fundit në krahasim me mesataren e tre viteve të mëparshme ose për një periudhë më të shkurtër nëse subjekti afarist është regjistruar dhe ka filluar të veprojnë në një periudhë më të shkurtër se katër vjet të llogaritur nga dita e paraqitjes të kërkesës për dhënie të mbështetjes financiare si dhe ata te të cilët numri mesatar i të punësuarve në vitin e fundit në krahasim me mesataren e tre viteve të mëparshme nuk është zvogëluar për më shumë se 5 për qind ose për një periudhë më të shkurtër nëse subjekti afarist është regjistruar dhe ka filluar aktivitetin e tij në një periudhë më të shkurtër se katër vite të numëruara nga data e dorëzimit në kërkesë për dhënien e mbështetjes financiare.

Afatet për lidhjen e kontratave për mbështetje financiare për investime  është më së voni deri më 31 maj, ndërsa për paraqitjen e kërkesave për pagesën e mbështetjes financiare për investimet e realizuara në vitin paraprak më së voni deri më 31 gusht 2023.

Subjekti afarist mund të aplikojë për mbështetje për të punësime të reja, vendosjen dhe avancimin e bashkëpunimit me furnizuesit nga Republika e Maqedonisë së Veriut, për krijimin e formave organizative për zhvillim dhe kërkim teknologjik, për projekte investuese me interes të madh ekonomik, për rritjen e investimeve kapitale dhe të ardhurave, për marrjen e subjekteve afariste në vështirësi, për rritjen e konkurrueshmërisë në treg si edhe për investimet në rajonet më pak të zhvilluara për të inkurajuar zhvillimin e balancuar rajonal

QËNDRONI TË LIDHUR