• e martë, 26 nëntor 2024

Deri më 15 tetor vazhdimi i të drejtës për bursa të studentëve për shtetas të huaj me interes për Maqedoninë

Deri më 15 tetor vazhdimi i të drejtës për bursa të studentëve për shtetas të huaj me interes për Maqedoninë

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) - Përfituesit e bursave të shtetasve të huaj që janë me interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut (studentë me origjinë maqedonase të cilët  jetojnë në vendet e Gadishullit Ballkanik) ndërsa  të cilët kanë ushtruar të drejtën e bursës studentore në njërin nga vitet e kaluara akademike, të drejtën e bursës në vitin akademik 2024/2025 mund ta vazhdojnë nga 1 deri më 15 tetor 2024.

Sipas njoftimit të MASH, përfituesi i bursës duhet të dorëzojë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dokumentacionin e mëposhtëm: Vërtetim për regjistrimin e semestrit vijues, gjegjësisht vitin e  studimit; Certifikatë për  provimet e dhëna; Certifikatë  për provimet e parapara dhe të dhëna  (formulari CPPDH) me sukses të viteve të kaluara; Indeksin (kopje) nga semestri i parë i regjistruar deri në semestrin e fundit të vërtetuar.

Për të gjitha informatat  apo pyetje shtesë, studentët mund të kontaktojnë në adresën elektronike studentski.stipendii@mon.gov.mk. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s


 

QËNDRONI TË LIDHUR