• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deri 1.200 denarë për 15.000 studentë për transport në paketën e re të masave antikrizë

Deri 1.200 denarë për 15.000 studentë për transport në paketën e re të masave antikrizë

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Në kuadër të paketës së nëntë të masave antikrizë me vlerë 662 milionë euro, është planifikuar që në shtatë muajt e ardhshëm, 15.000 studentë që jetojnë jashtë vendit të studimit, të marrin vauçerë për transport në vlerë prej 600 deri 1.200 denarë, janë planifikuar dy milionë euro, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili ishte për vizitë në Fakultetin e farmacisë në Shkup.

Duke folur për paketën e nëntë të masave antikrizë, si dhe masat për racionin e subvencionuar të studentëve, masë që vendoset për herë të parë, por edhe rritjen e bursave të studenteve dhe rikonstruktimin e të gjitha konvikteve sudentore, ai tha se mbështetja e Qeverisë për stundetët është e vazhdueshme dhe në disa nivele.  

"Për herë të parë prezantuam racionin e subvencionuar për stundentë, vendosëm edhe kategori të reja të bursave studentore, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i rritëm dhe i barazuam në nivel prej 6.050 denarë në muaj, që është rritje për 80 për qind në krahasim me atë që ishte paraprakisht. Bursa mujore në vlerë prej 18.000 denarëve është për stundetët që regjistrohen në programe deficitare studimore në matematikë, fizikë, kimi dhe nga vitit kaluar edhe në bujqësi, pylltari dhe veterinari. Gjithashtu kemi prezantuar bursa për studentët nga programet e përkthimit, historisë së artit, arkeologjisë, artit figurativ dhe etnologjisë dhe antropologjisë në vlerë prej 6.050 denarë", tha kryeministri.  

Kovaçevski tha se janë planifikuar 500 bursa me vlerë prej 6.050 denarë për studentët e shkencave matematiko-natyrore, bioteknike, mjekësore dhe tekniko-teknologjike.

Kryeministri sot mori pjesë në prezantimin e pajisjeve të reja laboratorike dhe rezultateve nga projektet shkencore-hulumtuese në Fakultetin e farmacisë në Shkup. si/bsh/ 

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR