Dereban: Vendimi i Gjykatës Administrative është përfundimtar dhe i detyrueshëm dhe sipas tij duhet të veprojnë Kuvendi dhe Këshilli Gjyqësor
- Vendimi i Gjykatës Administrative është përfundimtar, ligjërisht detyrues dhe Kuvendi dhe Këshilli Gjyqësor duhet të veprojnë sipas udhëzimeve të tij, tha sot zëvendësministri i Drejtësisë Alen Dereban, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit se si do të reflektohet vendimi i Gjykatës Administrative për anulimin e zgjedhjes së Elizabeta Dukovskës për gjyqtare kushtetuese.
- Post By Sara Ademi
- 12:27, 22 maj, 2025
Shkup, 22 maj 2025 (MIA) - Vendimi i Gjykatës Administrative është përfundimtar, ligjërisht detyrues dhe Kuvendi dhe Këshilli Gjyqësor duhet të veprojnë sipas udhëzimeve të tij, tha sot zëvendësministri i Drejtësisë Alen Dereban, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit se si do të reflektohet vendimi i Gjykatës Administrative për anulimin e zgjedhjes së Elizabeta Dukovskës për gjyqtare kushtetuese.
Ai theksoi se nuk ka kompetencë ta rishqyrtojë vendimin e Gjykatës Administrative, por mbetet në qëndrimin se e njejta është përfundimtare dhe në fuqi.
"Vendimi i Gjykatës Administrative konstatoi shkelje të theksuar të procedurës që i ka paraprirë zgjedhjes së gjyqtarit kushtetues, për këtë arsye tani duhet të respektohen udhëzimet e aktgjykimit, gjegjësisht Kuvendi t'ia lërë vendimin Këshillit Gjyqësor. Këshilli Gjyqësor duhet të caktojë seancë, në të cilën me tetë vota duhet t'i dorëzojë Kuvendit propozim, i cili me shumicë votash duhet të zgjedhë gjyqtarin e ri kushtetues", tha sot Dereban, i cili mori pjesë në Konferencën e përgjegjësisë për të drejtat e njeriut në Shkup.
Këto shtoi ai, janë fakte dhe të tilla janë dispozitat ligjore.
I pyetur se pse Gjykata Administrative ka pritur dy vjet për të marrë një vendim të tillë, Dereban ka treguar se kjo çështje duhet t'u referohet gjyqtarëve.
Gjykata Administrative mbeti pa asnjë gjyqtar, pasi Gjykata Administrative e pranoi padinë e anëtares së Këshillit Gjyqësor, Antoaneta Dimovska, se nuk është respektuar procedura ligjore me rastin e përcaktimit të propozimit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese për gjyqtaren Elizabeta Dukovska.
Gjykata Kushtetuese përmes një kumtese njoftoi se nuk do të komentojë vendimin e Gjykatës Administrative për anulimin e zgjedhjes së gjyqtares kushtetuese Elizabeta Dukovska, duke theksuar se veprimet e Këshillit Gjyqësor, Kuvendit dhe gjykatave administrative kanë sjellë krijimin e një precedenti ligjor me të cilin asnjë përbërje e Gjykatës deri më tani nuk është përballur. Ky precedent, sipas Gjykatës, ka implikime të rëndësishme ligjore për procedurat e saj të mëtejshme. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s