• e shtunë, 23 nëntor 2024

Deputetja Zajkova emërohet përfaqësuese speciale e AP të OSBE-së të angazhimit për të rijnë

Deputetja Zajkova emërohet përfaqësuese speciale e AP të OSBE-së të angazhimit për të rijnë

Shkup, 24 tetor 2023 (MIA) - Deputetja Monika Zajkova është emëruar përfaqësuese speciale e Asamblesë Parlamentare (AP) të OSBE-së për angazhimin e të rinjve në takim koordinues digjital me përfaqësuesit specialë të AP të OSBE-së të cilin më 20 tetor e ka realizuar kryetarja e kësaj asambleje - Pia Kauma nga Finlanda.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp qeveritar, Zajkova në takim e ka prezantuar planin e saj të veprimit, ka theksuar se do të vazhdojë të punojë në Strategjinë për të Rijnë, gjatë së cilës do të organizojë takim me deputetë të rinj, anëtarë të delegacioneve të AP të OSBE-së në Shkup.

"Duke pasur parasysh rolin e të rinjve në procesin e vendimmarrjes, u theksua se është e nevojshme t'i kushtohet më shumë vëmendje rajoneve potenciale konfliktuale, si Armenia, ku një numër i madh të rinjsh janë refugjatë dhe mendimi i tyre duhet dëgjuar gjithmonë", theksohet në kumtesën.

"Kryetarja e AP-së të OSBE-sëm, Kauma ka emëruar 14 përfaqësues të posaçëm me portofol të fokusuar në tema me prioritet, tematike dhe rajonale, duke marrë parasysh ekuilibrin gjinor, politik dhe gjeografik.

"Gjithashtu, këtë vit AP e OSBE-së ka formuar ekip të ri parlamentar për të mbështetur Ukrainën", thekson shërbimi për shtyp i Kuvendit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR