• e shtunë, 05 tetor 2024

Deputetja Fanica Nikolloska në mbledhjen e Komisionit për kulturë, shkencë, arsim dhe media të APKE-së

Deputetja Fanica Nikolloska në mbledhjen e Komisionit për kulturë, shkencë, arsim dhe media të APKE-së

Shkup, 5 dhjetor 2023

Fanica Nikolloska, në cilësinë e anëtares po merr pjesë në mbledhjen e Komisionit për Kulturë, Shkencë, Arsim dhe Media të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që mbahet më 4 dhe 5 dhjetor 2023 në Paris, Francë.

Gjatë dy ditëve të punës, anëtarët e Komisionit i shqyrtuan raportet mbi kundërshtimin e padive strategjike kundër pjesëmarrjes së opinionit (SLAPP), si manipulim i sistemit gjyqësor, duke minuar rolin e tij mbrojtës të qenësishëm me keqpërdorimin e tij, për arsimin onlajn dhe nevojat e veçanta arsimore të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe vështirësitë e të mësuarit, propagandën dhe lirinë e të folurit në Evropë, duke garantuar lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve si detyrim i vendeve anëtare, si dhe trashëgiminë kulturore dhe ndryshimet klimatike dhe rreziqet dhe mundësitë e metaverzumit.

Komisioni diskutoi edhe për Çmimin e Muzeut të Këshillit të Evropës për vitin 2024.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR