• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deputeti Petrushevski ka dorëzuar parashtresë kundër gjyqtarit Nexhat Memeti nga Gjykata Themelore Kumanovë

Deputeti Petrushevski ka dorëzuar parashtresë kundër gjyqtarit Nexhat Memeti nga Gjykata Themelore Kumanovë

Shkup, 16 nëntor 2023 (MIA)- Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së nga Kumanova, Brane Petrushevski i cili ditë më parë në rrjetet sociale njoftoi se është dënuar për qëndrim të shprehur në foltoren e Kuvendit, sot në Këshillin Gjyqësor ka dorëzuar parashtresë kundër gjyqtarit Nexhat Memeti nga Gjykata Themelore e Kumanovës.

"Nexhat Memeti në mënyrë antikushtetuese, antiligjore dhe kundër aktgjykimeve që janë si praktikë edhe në Republikën e Maqedonisë edhe në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut dënoi një deputet për një fjalë të shprehur publikisht nga foltorja e Kuvendit", tha Petrushevski.

Petrushevski, në deklaratën për media para ndërtesës së Këshillit Gjyqësor, tha se sot, përveç asaj që nuk është respektuar identiteti i një deputet opozitar, jemi dëshmitarë edhe të dënimit të gazetarëve për mendimin kritik si dhe siç theksoi, raport serioz për kritika serioze nga Komisioni Evropian në gjyqësi dhe aktgjykime të përditshme që arrijnë nga Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut për veprime të kundërligjshme të gjykatave të vendit.

Brane Petrushevski më 11 nëntor në rrjetet sociale publikoi se u dënua për një qëndrim të shprehur në foltoren e Kuvendit, duke shtuar se kjo është hera e parë në historinë e pluralizmit në vendin tonë që një deputet të dënohet për qëndrim. Në aktgjykim, siç thotë ai, theksohet se deputeti në fjalën e tij e ka nënçmuar kolegun deputet nga radhët e LSDM-së Martin Kostovski dhe i ka lënduar nderin. ss/

Foto: VMRO-DPMNE

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR