• e premte, 05 dhjetor 2025

"Deputeti juaj" - ka filluar transmetimi i serialit të emetimeve me deputetë në Kanalin e Kuvendit

 Shkup, 4 shtator 2025 (MIA) - Kanali i Kuvendit informon se po fillon me transmetimin e një serie intervistash me deputetët të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, emisionin "Deputeti Juaj".

 Deputetët, siç informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit,  përmes prezantimit të tyre në emision, flasin për zhvillimin e tyre personal dhe profesional, mjedisin nga i cili vijnë, fillimet e hyrjes së tyre në politikë, si dhe angazhimet e tyre të mëtejshme në punën e Kuvendit.

 "Emisioni "Deputeti Juaj", përveç prezantimit të deputetëve në vetën e parë dhe përkatësisë së tyre politike, është edhe një përmbledhje e punës dhe aktiviteteve të kryera nga deputeti në Kuvend (sa propozim-ligje ka parashtruar, pjesëmarrja në diskutime, kontributi në forcimin e imazhit dhe transparencës së Kuvendit si shtëpi përfaqësuese, etj.)", theksojnë nga Kuvendi.

 Seria e emisioneve me deputetët transmetohet çdo ditë jave gjatë orarit të rregullt të lajmeve në Kanalin e Kuvendit, në orën 14:30 dhe 18:30. Gjatë fundjavave, transmetimet e javës aktuale do të ritransmetohen, pas transmetimit të Pasqyrës Javore të Lajmeve, të shtunën dhe të dielën në orën 12.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR