• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deputet i ri në Kuvend do të jetë Remzi Memedi nga Aleanca për Shqiptarët

Deputet i ri në Kuvend do të jetë Remzi Memedi nga Aleanca për Shqiptarët

Shkup, 16 mars 2023 (MIA) - Remzi Memedi i Njësisë Zgjedhore 5 nga Kërçova nga Aleanca për Shqiptarët do të jetë deputeti i ri në Kuvend.

Memedi vjen në pozitën e bashkëpartiakut të tij Syria Rushiti, i cili u bë drejtor i MEPSO-s, pas hyrjes së Aleancës për Shqiptarët në koalicionin qeveritar.

Para fillimit të seancës së 106-të plenare, Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e Rushitit. Seanca duhet të vazhdojë në orën 14, pas marrjes së raportit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për verifikimin e mandatit të deputetit të ri. 

FOTO: Fejsbuk Remzi Memedi

QËNDRONI TË LIDHUR