• e mërkurë, 08 janar 2025

Deputetët të premten kthehen në punë, në seancën e parë plenare disa interpelanca

Deputetët të premten kthehen në punë, në seancën e parë plenare disa interpelanca

Shkup, 8 janar 2025 (MIA) - Të premten deputetët kthehen në punë, ndërsa në seancën e parë plenare janë caktuar interpelancat për zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti, zëvendëskryeministrin dhe ministrin për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendës ministrin e Punëve të Brendshme, Astrit iseni dhe deputeten dhe kryetaren e Komisionit të Kuvendit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti.

Fillimi i seancës së 29-të, sipas informatave të ueb faqes së Kuvendit, u caktua për në ora 11.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi më 26 dhjetor tha se çdo interpelancë do të shqyrtohet posaçërisht dhe se mund të diskutohet tërë ditën, varësisht nga ajo sa deputetë janë paraqitur për fjalë. Megjithatë, në fund të ditës duhet të votohet.

"Për çdo interpelancë diskutohet tërë ditën, respektivisht sa janë paraqitur për fjalë. Seanca mund të zgjat, por në fund të ditës duhet të votohet për interpelancën e caktuar. Për çdo interpelancë diskutohet nga një ditë dhe në fund votohet veçmas për secilën", deklaroi Gashi. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR