• e premte, 05 dhjetor 2025

Deputetët sot për vizitë në Agjencinë për Zbulim në lidhje me përgjimin

Deputetët sot për vizitë në Agjencinë për Zbulim në lidhje me përgjimin

Shkup, 11 shtator 2025 (MIA) - Anëtarët e Komisionit kuvendor për mbikqyrje të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) dhe Agjencisë për Zbulim (AZ), sipas marrëveshjes nga seanca e djeshme, sot duhet ta vizitojnë Agjencinë për Zbulim pasi dje ishte për vizitë në ASK për të kryer mbikqyrje lidhur me pretendimet për përgjimin. 

Pasi në opinion dolën informacione se në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2024 janë përgjuar gazetarë, biznesmenë dhe kryeministri Hristijan Mickoski si lider i atëhershëm i opozitës, nga pushteti kërkojnë përgjegjësi, ndërsa nga opozita të deklasifikohen dokumentacioni. 

 "Le të shkojnë deputetët nëpër të gjitha agjencitë, edhe në Agjencinë per Siguri Kombëtare (ASK), edhe Agjencinë për Zbulim (AZ), e thash atë që doja ta them, nuk kam çfarë tjetër të flas", tha dje kryeministri Hristijan Mickoski.  

Ai më herët gjatë fjalimit në ceremoninë qendrore me rastin e Ditës së Pavarësisë, tha se duhet të ketë përgjegësi dhe se çështja nuk është nëse duhet dë deklasifikohen dokumentacionet, por që të ndalet përgjimi. 

"Është monitoruar dhe përgjuar që nga vitet 90-ta. Dhe e njëjta strukturë, pothuajse të njëjtit persona dhe operativë, të afërt me qeverinë e mëparshme, operojnë me sistemin. Me hapa të tillë godasin themelet e demokracisë, godasin rendin kushtetues, ndërsa pasojat e një sistemi kaq të shtrembër jo vetëm që shkatërrojnë gjenerata njerëzish, por edhe rrezikojnë të gjithë vendin, ku në pjatë e vendosin sistemin e sigurisë. Goditje të tilla shkatërrojnë edhe ardhmërinë njerëzore, më shpesh edhe duke shpikur situata, kontakte, duke shtuar gjëra të cilat nuk ekzistojnë. Për këtë jam dëshmitar edhe unë personalisht, duke parë materialin nga ndekja ime", tha Mickoski.

Nga opozita kërkojnë deklasifikimin e dokumentacionit, ndërsa siç kanë njoftuar, në konferenca për shtyp do të shpallin të vërtetën rreth çështjes së ASK-së.

"Në ligj shkruhet qartë se përgjegjës për deklasifikimin e dokumenteve, nëse ekziston dyshim për krim ose keqëpërdorim është vetë institucioni, gjegjësisht ASK-ja. Pra, nga Agjencia për Siguri Kombëtare dhe nga drejtori varet nëse ato materiale do të deklasifikohen apo jo. Ne kërkojmë që ato të deklasifikohen, të shohim cilët persona janë ndjekur, cilat grupe dhe pse, të shohim nëse ka pasur shkelje nga kushdo – dhe nëse është e nevojshme, dikush të mbajë përgjegjësi", theksoi lideri opozitar i LSDM-së, Venko Filipçe, në një intervistë për "Slloboden Peçat". 

Drejtori i ASK-së, Bojan Hristovski, deklaroi se i gjithë dokumentacioni është dërguar në Prokurori, ndërsa nga aty, më 5 shtator, informoi se një ekip hetuesish nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK) ishin në Agjencinë për Siguri Kombëtare (ASK) në kuadër të procedurës parahetimore për pretendimet për dëgjime të paligjshme, u dakordua dinamika për zbatimin e kontrollit të dokumentacionit me të cilin disponon ASK-ja, që ka të bëjë me pretendimet e përmbajtura në raportet e dorëzuara deri te PTHP NKOK.

Pas publikimit të informacionit për përgjimin, çështja u inicua gjithashtu në Komisionin kuvendor për mbikëqyrjen e ASK-së dhe AZ-së, të cilët dje vendosën të kryejnë një vizitë mbikëqyrëse në ASK dhe AZ. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR