• e diel, 14 korrik 2024

Deputetët populistë gjermanë e bojkotuan fjalimin e Zelenskit para Bundestagut

Deputetët populistë gjermanë e bojkotuan fjalimin e Zelenskit para Bundestagut

Berlin, 11 qershor 2024 (MIA) - Shumica e deputetëve gjermanë nga Alternativa ekstreme djathtiste për Gjermaninë (AfD) dhe aleanca populiste Sahra Vagenkneht (BSV) sot e bojkotuan fjalimin e presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski para parlamentit gjerman, Bundestagut, lajmëroi DPA.

Vetëm katër nga 77 deputetët e AfD-së u paraqitën në sallën e Bundestagut në Berlin para fjalimit të Zelenskit, pasi që liderët partiak u thanë të mos marrin pjesë. Asnjlri nga 10 anëtarët e BSV-së nuk u paraqit.

Edhe AfD edhe BSV e kundërshtuan ashpër ndihmën ushtarake për Ukrainën. Posaçërisht një numër i amdh i anëtarëve të AfD-së shprehën mbështetje për Rusinë dhe mahnitje për presidentin rus, Vlladimir Putin.

"Refuzojmë të dëgjojmë një folës me veshje të maskuar", thanë bashkë-liderët e AfD-së, Alis Vajdel dhe Tino Çrupala.

Liderët e AfD-së pohuan se ajo që i duhet Ukrainës është një president paqësor i cili është i gtshëm të negociojë.

BSV, e cila zhvilloi fushatë në platformë e cila e kombinon politikën majtiste ekonomike me disa qëndrime ultra djathtiste, gjithashtu e dënoi Zelenskin, theksoi DPA.

"Për fat të keq, presdienti Zelenski për momentin ndihmon të promovohet një spirale shumë e rrezikshme e eskalimit dhe e pranon rerzikun nga konflikti bërthamor me pasoja katastrofike për tërë Evropën. Prandaj nuk duhet të jetë i nderuar me ngjarje të posaçme në Bundestagun gjerman", thuhet në kumtesën e partisë.

Zelenski, ndërkaq në fjalim tërhoqi paralele mes okupimit të dhunshëm të vendit të tij nga ana e ushtarëve rusë me historinë e dhimbshme të ndarjes së Gjermanisë nga Lufta e Ftohtë.

Zelenski i ceki ato ndarje për ta cekur nevojën që Ukraina dhe mbështetësit evropianë të vendit të vazhdojnë të luftojnë kundër invazionit rrjdhës rus.

"Evropa e ndarë asnjëherë nuk ka qenë e qetë. Edhe Gjermania e ndarë asnjëherë nuk ka qenë e lumtur", tha Zelenski në fjalimin në parlamentin gjerman.

Ai u bëri thirrje mbështetësve të vendit të tij të punojnë së bashku për përfundim të suksesshëm të luftës ruse.

"Në interesin tonë të përbashkët është Putini personalisht ta humbë këtë luftë", tha Zelenski. ab/

foto: DPА

QËNDRONI TË LIDHUR