Deputetët e përfunduan debatin për ndryshimet e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale
- – Deputetët sot e përfunduan debatin për propozimin e ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, me procedurë të shkurtër, për të cilin nevojitet shumicë prej dy të tretave, përderisa votimi do të bëhet në mënyrë shtesë.
- Post By Fitore Curri
- 16:16, 12 shtator, 2024
Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) – Deputetët sot e përfunduan debatin për propozimin e ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, me procedurë të shkurtër, për të cilin nevojitet shumicë prej dy të tretave, përderisa votimi do të bëhet në mënyrë shtesë.
Deputetët e opozitës reagojnë se me propozimin e tillë shkurtohet e drejta e garantuar me kushtetutë e qytetarëve që të mund të zgjedhin kryetar komune për komunën e tyre, sepse kryetarët e tyre të deritanishëm kanë kaluar në funksion tjetër.
Deputetët ashpër debatuan për propozimin e ligjit për shfuqizimin e Ligjit për themelimin e Komisionit shtetëror për vendosje në shkallë të dytë në sferën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse, me procedurë të shkurtër.
Deputetët e opozitës janë të qëndrimit se shfuqizimi dhe bashkimi i dy komisioneve nuk ka arsyetim ekonomik.
Deputetët e shqyrtuan propozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, me procedurë të shkurtuar, propozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndihmën juridike falas, me procedurë të shkurtuar propozimin për ligjin për ndryshimin e Ligjit për shfrytëzimin e të dhënave nga sektori publik. fc/
Fotografia: MIA