• e premte, 18 tetor 2024

Deputetët e opozitës shqiptare janë përplasur me sigurimin në hyrje të Kuvendit

Deputetët e opozitës shqiptare janë përplasur me sigurimin në hyrje të Kuvendit

Tiranë, 17 tetor 2024 (MIA) - Deputetët e opozitës shqiptare janë përplasur me sigurimin në hyrje të ndërtesës së Kuvendit, pasi 24 deputetëve të përjashtuar nuk u është lejuar të hyjnë  për shkak të dhunës së datës 30-të të muajit të kaluar.

Pak orë para seancës plenare ndërtesa u rrethua me një gardh metalik dhe më pas u vendosën një numër i madh i pjesëtarëve të Gardës Kombëtare për të mos lejuar hyrjen e deputetëve të përjashtuar, por disa prej deputetëve tentuan të futeshin me forcë. Deputeti Petrit Doda është përplasur fizikisht me një prej gardianëve, ndërsa Flamur Noka dhe Bledion Nalbati kanë tentuar të çajnë gardhin.

 

Brenda sallës së kuvendit socialistët nisën punën, ndërsa deputetët e opozitës që arritën të futeshin në sallë, si Petrit Doda, Tritan Shehu dhe Albana Vokshi, me karrige e bllokuan folësen.


Deputetja Elda Hoti hodhi mjete piroteknike dhe një shishe me lëng në sallë, por sigurimi arriti të neutralizojë në kohë situatën.

Menjëherë pas kësaj kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka përjashtuar nga seanca Hotin dhe dy anëtarë të tjerë të partisë së saj.

Për shkak të erës së benzinës në sallë, siç tha Spiropali, seanca u ndërpre, me paralajmërim se do të vazhdojë. Për arsye sigurie nuk është lejuar prezenca e mediave. ls/

Shkup, Shërbimi qeveritar 

 

QËNDRONI TË LIDHUR