• e premte, 22 nëntor 2024

Deputetët debatuan për propozim-ligjet për sistemin për vlerësim të personave me aftësi të kufizuara dhe për regjistrin e sigurimeve të detyrueshme sociale

Deputetët debatuan për propozim-ligjet për sistemin për vlerësim të personave me aftësi të kufizuara dhe për regjistrin e sigurimeve të detyrueshme sociale

Shkup, 20 shtator 2023 (MIA) - Gjatë seancës së 125-të pasditen e sotme, Kuvendi shteroi debatin për projekt-ligjet për sistemin e vlerësimit të personave me aftësi të kufizuara, për regjistrin e sigurimeve të detyrueshme sociale dhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor - të gjitha në procedurë të shkurtuar, për të cilat do të votohet në mënyrë plotësuese.

Me propozim-ligjin për sistemin e vlerësimit të personave me aftësi të kufizuar parashihet formimi i një organi qendror koordinues pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, për përcaktimin e ekspertizës së aftësisë së kufizuar i cili është kusht kyç që personat me aftësi të kufizuara të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre në sferën e shëndetësisë, mbrojtjes sociale dhe arsimit.

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husejin në seancë tha se për herë të parë po tentohet që këto çështje të rregullohen në mënyrë sistematike e cila do të mundësojë thjeshtësi, efikasitet dhe ekonomi.

"Një person nuk do të shkojë nëpër komisione të ndryshme, por do të mund të përdorë raportin e njërit për të ushtruar të drejtat e tij. Do të jetë në interes të përdoruesve sepse ata nuk do të ecin nga komisioni në komision", tha Husejin.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare kërkuan që propozimi të tërhiqet dhe të përpilohet një i ri pas analizave të thella, me debate dhe konsultime reale “dhe jo brenda natës”.

Sipas deputetëve të opozitës, propozimi është vetëm 1 për qind në favor të personave me aftësi të kufizuara dhe 99 për qind “për të shpenzuar para nga Banka botërore” dhe për të dhënë licenca.

Në ndryshimet e propozuara të Ligjit për regjistrimin e vendbanimit dhe qëndrimit të qytetarëve, përveç pronësisë dhe qirasë, futen instrumente të tjera me të cilat mund të regjistrohet vendbanimi të cilat do të jenë domethënëse, tha Mirakovska, për kategoritë më të prekura. Ndër instrumentet e reja do të jetë një kontratë për mbështetje të përjetshme, vërtetimi i të jetuarit në një ndërtesë të ndërtuar pa leje... ndërsa një i pastrehë do të mund të regjistrojë një vendbanim në adresën e një qendre për punë sociale ose të regjistrohet në adresën e një qytetari që do ta lejojë atë.

Për të gjitha propozimet që u debatuan pasdite si pjesë e seancës së 125-të do të votohet në mënyrë shtesë. qa/

Foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR