• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deputetët debatuan për investimet kapitale në buxhetin për vitin 2024, qëndrueshmërinë e projekteve dhe situatën në disa fusha

Deputetët debatuan për investimet kapitale në buxhetin për vitin 2024, qëndrueshmërinë e projekteve dhe situatën në disa fusha

Shkup, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Realizimi i investimeve kapitale, mbështetja për kategoritë e rrezikuara sociale, pensionistët, kushtet në arsim, shëndetësi, projeksionet për të ardhurat kanë qenë pjesë e temës së debatit të sotëm për Propozim buxhetin shtesë për vitin 2024.

Deputetët nga opozita dhe në ditën e tretë të debatit për buxhetin përsëri kritikuan se investimet kapitale nuk po realizohen, nuk janë ndërtuar autostrada, shkolla, ilaçe, si dhe nuk është mbajtur niveli i parashikuar i të hyrave. Buxheti, sipas tyre, është për ryshfete parazgjedhore. Ndaj tyre, qeveria premton 733 milionë euro investime të reja kapitale në vitin 2024, si vazhdimësi e siç thonë ata, shumave rekorde që janë realizuar për këtë qëllim në vitet e kaluara. Është hapur debat edhe për pensionistët, me akuza të ndërsjella në atë kohë që standardi i pensionistëve ka qenë më i mirë, me premtime për rritje, si dhe për blerjen e ilaçit Trikafta, projektin "Behtel dhe Enka" autostrada Kërçovë-Ohër.

Deputeti i LSDM-së, Kole Çarakiev tha se buxheti i propozuar reflekton nevojat reale të qytetarëve dhe institucionet dhe ofron mbështetje për kompanitë.

"Buxheti i konceptuar në këtë mënyrë ofron kushtet reale dhe mundësi që qytetarët të ndjejnë se shteti kujdeset për ta. Edhe Këshilli fiskal dha një interpretim se buxheti është zhvillimor dhe i konceptuar si duhet", tha Karaçiev.

Mes tjerash, ai ka theksuar mbështetjen e kategorive sociale të qytetarëve, duke thënë se për përfitime sociale janë ndarë 238 milionë euro. "Kjo është një politikë konsistente që duhet të përkrahet nga të gjitha qeveritë e mëvonshme dhe duhet të gjenden vende pune për kategoritë e cenueshme sociale", tha Karakçiev.

Në replikën e saj Ivanka Vasilevska nga VMRO-DPMNE tha se me këtë buxhet blihet paqe sociale. "Deri tani janë ngrirë çmimet, do të shohim kur do të zhbllokohen nëse do të keni rritje reciproke të pagave. Ju nuk doni të hiqni syzet për ta parë realitetin. Periudha e kaluar nuk gjeti kapacitet për të kuptuar gjërat thelbësore në politikën e punës dhe politikën sociale, shëndetësore dhe arsimore", tha Vasilevska.

Besilka Zekiri nga LSDM, ka numëruar projektet kryesore nga investimet kapitale dhe theksoi se realizimi i tyre do të gjenerojë efekte pozitive të rritjes në afatmesëm.

Ajo theksoi dhe se presionet e inflacionit janë zvogëluar dhe inflacioni është njëshifror.

Në replikën Mirxhe Agjiovski nga VMRO-DPMNE tha se qytetarët nuk e ndjejnë atë që thotë Zekiri, sepse siç tha ai, sistemi nuk funksionon. Ai kritikoi se ka pasur rritje të kostos së blerjes së automjeteve dhe mobilieve si dhe është ulur shkalla për ujësjellësin dhe kanalizimin.

Jadranka Pockova nga VMRO-DPMNE, theksoi se buxheti i propozuar prej 5.5 miliardë euro është gjashtë për qind më i lartë se ai i vitit të kaluar. Sipas saj, parashikimi i të ardhurave prej 5.04 miliardë euro, 10 për qind më shumë se vitin e kaluar është tepër ambicioz. Ajo poashtu tha se realizimi i dobët i investimeve kapitale në vitet e kaluara është dëshmuar si faktor kufizues për rritjen e ekonomisë.

Debati do të vazhdojë pas pauzës së rregullt të deputetëve. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR