Deputetët bullgarë edhe në përpjekjen e shtatë nuk zgjodhën kryetar të Kuvendit Popullor
- Deputetët edhe në përpjekjen e shtatë sot nuk zgjodhën kryetar të Kuvendit të 51-të Popullor të Bullgarisë. Të nominuarit për këtë funksion ishin sërish katër deputetë, ndërsa këtë herë deri në përfundimin përfunditar të votimit arritën Raja Nazarjan (GERB-SDS) dhe Silvi Kirilov ("Ka një popull të tillë"), megjithatë asnjëri nga të dy nuk e mblodhën numrin e nevojshëm të votave për t'u zgjedhur.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:18, 28 nëntor, 2024
Sofje, 28 nëntor 2024 (MIA) - Deputetët edhe në përpjekjen e shtatë sot nuk zgjodhën kryetar të Kuvendit të 51-të Popullor të Bullgarisë. Të nominuarit për këtë funksion ishin sërish katër deputetë, ndërsa këtë herë deri në përfundimin përfunditar të votimit arritën Raja Nazarjan (GERB-SDS) dhe Silvi Kirilov ("Ka një popull të tillë"), megjithatë asnjëri nga të dy nuk e mblodhën numrin e nevojshëm të votave për t'u zgjedhur.
Në raundin e dytë, 118 deputetë e mbështetën Silvi Kirilovin, 103 ishin "kundër", dhe 17 abstenime. Në rivotimin e kërkuar nga ITN, ai mori 117 vota për mbështetje, 104 deputetë ishin "kundër" dhe 17 abstenime. Para vetë votimit, deputetët e "Bullgarisë Demokratike" paralajmëruan se do t'i japin një herë mbështetje Silvi Kirilovit për kryetar të Kuvendit.
Raja Nazarjani mori 69 vota "pro", 159 "kundër" dhe 10 "abstenime".
Foto: Arkivi i MIA-s