• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deputetë të mërkurën do të diskutojnë për zgjedhjen e prokurorit të ri shtetëror dhe gjyqtarit të ri kushtetues

Deputetë të mërkurën do të diskutojnë për zgjedhjen e prokurorit të ri shtetëror dhe gjyqtarit të ri kushtetues

Shkup, 5 shkurt 2024 (MIA) - Propozimet për zgjedhjen e prokurorit Lupço Kocevski për prokuror të ri publik të Republikës dhe zgjedhjen e profesoreshës Ana Pavlova Daneva për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese janë në rendin e ditës të seancës së 140-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të caktuar për të mërkurën.

Propozimin për prokurorin Lupço Kocevski e ka dorëzuar Qeveria, i vetmi që ka marrë mendim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, përveç prokurorëve Fatime Fetai dhe Lidija Raiçeviq.

Kocevski është avokat që nga viti 1995, ndërsa në vitin 2008 është zgjedhur në prokurorinë e lartë në Gostivar. Dy vite më parë u avancua në prokurorinë republikane.

Prokurori i mëparshëm shtetëror, Lubomir Joveski, u emërua më 25 dhjetor 2017, ndërsa e trashëgoi Marko Zvërlevski, i cili u shkarkua në gusht të po atij viti. Aktualisht, u.d. Prokuror i Republikës në vend të Lubomir Joveskit është prokurorja Sonja Simovska.

Profesoresha Ana Pavllova Daneva vjen nga Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup. Ajo u propozua pasi LSDM-ja e tërhoqi propozimin për Lubomir Joveskin, i cili ishte propozuar gati dy vite më parë. Gjykata Kushtetuese ka kohë që punon me përbërje jo të plotë dhe me zgjedhjen e Pavlova Danevës do të plotësohet vendi i fundit i zbrazët në Gjykatë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR