• e martë, 01 tetor 2024

Departamenti i shtetit: Ukrainës nuk i duhet leje nga SHBA-ja për përdorimin e armëve të veta në sulmet ndaj Rusisë

Departamenti i shtetit: Ukrainës nuk i duhet leje nga SHBA-ja për përdorimin e armëve të veta në sulmet ndaj Rusisë

Uashington, 1 tetor 2024 (MIA) - Ukraina, si një shtet sovran, mund të marrë vendimet e veta në lidhje me sulmet ndaj objektivave në Rusi me armët e veta, deklaroi sot zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Metju Miller, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me mundësinë që Ukraina të marrë leje nga SHBA-ja për sulme me armë amerikane thellë në territorin e Rusisë.

"Para së gjithash, Ukraina nuk ka nevojë për lejen tonë për të shënjestruar objektivat ruse. Ata janë një shtet sovran dhe mund të përdorin në mënyrë të pavarur armët që kanë krijuar, dhe ka shumë prej tyre, tha Miller, transmetoi Departamenti i Shtetit.

Në këtë drejtim, Miller theksoi programet e mbrojtjes që Ukraina i ka zbatuar gjatë vitit të kaluar. Përveç kësaj, shtoi ai, Shtetet e Bashkuara nuk i ndalojnë forcat e armatosura të sulmojnë objektivat ruse pranë kufirit, nga ku ushtria ruse nis operacionet sulmuese.

Prandaj, shtoi Miller, Ukraina ka potencial të madh për t'u mbrojtur.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit kujtoi se javën e kaluar presidenti amerikan Xho Bajden paralajmëroi ndarje të re të tetë miliardë dollarëve për ndihmë në sigurinë e Ukrainës. 

"Edhe ne do të vazhdojmë t'i mbështesim, siguroi përfaqësuesi i Departamentit amerikan të Shtetit.

Kievi u ka bërë vazhdimisht thirrje partnerëve të tij perëndimorë që të lejojnë përdorimin e armëve perëndimore në aeroporte dhe objektiva të tjera ushtarake thellë brenda Rusisë, nga ku kryhen sulme me raketa dhe bomba kundër Ukrainës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR