• e martë, 20 janar 2026

Departamenti i Shtetit: Rubio bisedoi me ministrin saudit të punëve të jashtme për Jemenin

Departamenti i Shtetit: Rubio bisedoi me ministrin saudit të punëve të jashtme për Jemenin

Uashington, 30 dhjetor 2025 (MIA) – Sekretari shtetëror amerikan, Marko Rubio sot bisedoi me homologun saudit, princin Fajsall bin Farhan al Saud për tensionet aktuale në Jemen dhe sigurinë rajonale, njoftoi Departamenti i Shtetit. 

Emiratet e Bashkuara Arabe paraprakisht sot njoftuan se i tërheqin forcat e tyre të mbetura nga Jemeni, pasi Arabia Saudite e mbështet thirrjen dërguar forcave të EBA-s që të shkojnë nga ai rajon në afat prej 24 orëve. 

Arabia Saudite sot e bombardoi qytetin bregdetar jemenas Mukalla për shkak të, siç tha, dërgesës me armë të dedikuar për forcat separatiste të Këshillit Kalimtar Jugor (PTS), e cila në Jemen ka mbërritur nga EBA, njoftuan burime saudite ushtarake. 

Ministria e Punëve të Jashtme të EBA-s njoftoi se “dërgesa e përmendur nuk përmbante kurrfarë arme”, si dhe se automjetet të cilat ishin ngarkuar në portin jemenas Mukalla, “nuk ishin të dedikuar për përdorim nga ana e forcave emirate të cilët veprojnë në Jemen”. 

Lufta civile në Jemen zgjat që nga viti 2014, me çka Huthët e mbështetur nga Irani që kontrollojnë veriun e vendit, përfshirë kryeqytetin Sana, pasi detyruan qeverinë e mbështetur nga Arabia Saudite të largohej në jug të qytetit të Adenit, por qeveria më vonë u detyrua ta braktiste edhe atë qytet pas përparimit të forcave të PTS-së të mbështetura nga EBA. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR