• e shtunë, 28 shtator 2024

Departamenti i Shtetit i ka transferuar Kongresit një miliard dollarë ndihmë për Izraelin

Departamenti i Shtetit i ka transferuar Kongresit një miliard dollarë ndihmë për Izraelin

Uashington, 15 maj 2024 (MIA) - Departamenti amerikan i Shtetit e ka informuar Kongresin për pakon e ndihmës së armëve për Izraelin në vlerë prej një miliard dollarë, informuan mediat amerikane duke iu referuar disa burimeve anonime. 

Sipas tyre, pakoja do të përfshijë tanke, minahedhës dhe automjete të blinduara taktike. Kryesuesit dhe anëtarët udhëheqës të Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit dhe Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së janë ata të cilët i shqyrtojnë marrëveshjet kryesore për armë me vende të tjera. 

Presidenti amerikan Xho Bajden javën e kaluar deklaroi se e ka shtyrë dërgesën e bombave deri në Izrael për shkak të frikës se ato mund të përdoren në ofensivë të madhe kundër qytetit Rafa në pjesën jugore të Rripit të Gazës. 

Bajdeni i bëri thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu që të mos fillojë ofensivë ndaj Rafas pa e garantuar sigurinë e civilëve. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR