• e martë, 26 nëntor 2024

Departamenti i shtetit: E vlerësojmë mundësinë për të vazhduar punën me qeverinë e ardhshme të Serbisë

Departamenti i shtetit: E vlerësojmë mundësinë për të vazhduar punën me qeverinë e ardhshme të Serbisë

Uashington, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Departamenti i shtetit ka komentuar zgjedhjet e parakohshme në Serbi në të cilat sipas rezultateve paraprake fitore bindëse ka siguruar partia e presidentit Aleksandar Vuçiq.

"SHBA-ja e vlerëson mundësinë për të vazhduar punën me qeverinë e ardhshme të Serbisë për të forcuar qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit, të bëhet progres në stabilitetin rajonal dhe për të vazhduar zhvillimin ekonomik si dhe të përshpejtohet përparimi i Serbisë drejt integrimit në BE", tha mbrëmë në brifing Metju Miler, zëdhënësi i Departamentit të shtetit.

Në pyetjen e gazetarëve nëse SHBA ka marrë parasysh ankesat nga opozita serbe për parregullsi në procesin zgjedhor, Miler tha se SHBA po shqyrton gjetjet dhe konkluzionet preliminare të OSBE-së lidhur me këtë.

"OSBE-ja ka publikuar gjetjet dhe konkluzionet e saj fillestare, këto nuk janë gjetjet përfundimtare dhe jemi duke i shqyrtuar. Nuk do të komentoja derisa vazhdon shqyrtimi i tyre", tha Miler. qa/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR