• e diel, 22 dhjetor 2024

Departamenti amerikan i Shtetit: Korrupsioni ka potencial t'i minojë ambiciet strategjike të Maqedonisë së Veriut

Departamenti amerikan i Shtetit: Korrupsioni ka potencial t'i minojë ambiciet strategjike të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 9 shtator 2023 (MIA) - Korrupsioni ka potencial t'i minojë ambiciet strategjike të Maqedonisë së Veriut, deklaruan nga shërbimi për shtyp i Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, në pyetjen nëse ndryshimet e reja në Kodin penal me të cilat ulen dënimet për keqpërdorim të funksionit dhe për bashkim kriminel do t'i vështirësojnë përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar në luftën kundër korrupsionit në shtet.

"E inkurajojmë Maqedoninë e Veriut t'i përmbushë premtimet e veta për luftë kundër korrupsionit. Liderët e Maqedonisë së Veriut duhet të tregojnë rezultate të fuqishme, të prekshme, antikorruptuese përmes përforcimit të pavarësisë institucionale dhe parandalimit të përzierjes politike, posaçërisht në gjyqësi, që është me rëndësi thelbësore për përmbushjen e qëllimeve për inkaudrim në BE dhe ndërtim të besimit të qytetarëve në Qeverinë", thuhet në deklaratën bga Departamenti amerikan i Shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën maqeodnase.

Kuvendi me flamur evropian dhe në procedurë të prëshçejtuar i kaloi ndryshimet në Kodin penal, të cilat parashohin dënime më të ulëta për personat zyrtaë dhe funksionarët të cilët do ta keqpërdorin pozitën e vet, ndërsa presidenti Stevo pendarovski e ënshkroi Dekretin për shpallje të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR