Denveri për herë të parë kampion në NBA
- Denveri mbrëmë në shtëpi e ka mposhtur Majamin me 94:89 në ndeshjen e pestë të finales së NBA-së.

Denver, 13 qershor 2023 (MIA) - Denveri mbrëmë në shtëpi e ka mposhtur Majamin me 94:89 në ndeshjen e pestë të finales së NBA-së.
Udhëheqës i Nagets ishte qendra Nikola Jokiq me 28 pikë dhe 16 kërcime. Tek Hit gjithashtu pati një efekt dabëll-dabëll Bam Adebajo - 20 pikë dhe 12 kërcime.
Denveri fitoi serinë 4:1 dhe u bë kampion i NBA-së për herë të parë në histori.
Jokiç u shpall lojtari më i vlefshëm (MVP) në finale. ls/
Foto: EPA