• e mërkurë, 03 korrik 2024

Demostat: Vuçiqi ka për qëllim të takohet me Putinin në tetor në forumin "Rripi dhe rruga" në Kinë

Demostat: Vuçiqi ka për qëllim të takohet me Putinin në tetor në forumin

Beograd, 1 tetor 2023 (MIA) - Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka për qëllim të takohet me presidentin rus Vlladimir Putin në tetor, në margjinat e forumit "Rripi dhe rruga", që do të mbahet në Kinë, njofton Demostat nga qarqe diplomatike.

Siç u kumtua, liderët e Serbisë dhe Rusisë tani publikisht e kanë konfirmuar ardhjen në Samitin kinez, por parashtrohet pyetja nëse do të takohen, që do të ishte takimi i tyre i parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Takimi me Putinin padyshim se do t'i sillte pikë Vuçiqit në fushatën parazgjedhore, por nuk do të dërgonte porosi të mirë tek Perëndimi, posaçërisht në kohë kur nuk është qartë nëse edhe faktori rus është i përfshirë në ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, vlerësoi Demostat.

Siç përkujton Demostat, nëse Vuçiqi takohet me Putinin, nuk do të jetë herë e parë që Vuçiqi gjatë fushatës parazgjedhore të luajë në kartën e presidentit rus, popullariteti i të cilit në Serbi është i madh dhe nuk do të jetë hera e parë që takohet me të pikërisht para zgjedhjeve.

Vuçiq dhe Putin për herë të fundit janë takuar në nëntor të vitit 2021 në Soçi, kur zyrarisht tema kryesore e bisedës ka qenë dërgesa e gazit. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR