• e martë, 14 maj 2024

Demiri: Përforcojmë sistemin shëndetësor, investojmë në ilaçe dhe pajisje të reja dhe kushte për punë për stafin mjekësor

Demiri: Përforcojmë sistemin shëndetësor, investojmë në ilaçe dhe pajisje të reja dhe kushte për punë për stafin mjekësor

Shkup, 7 prill 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, dr. Ilir Demiri në mesazhin e tij me rastin e Ditës botërore të shëndetit - 7 Prilli thekson se që nga marrja e detyrës i është përkushtuar forcimit të sistemit shëndetësor.

"Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që miratoi zyrtarisht Planin aksionar kombëtar për sigurinë shëndetësore në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë që është hap i rëndësishëm përpara në forcimin e përkushtimit tonë për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve tanë", shprehet Demiri.

Ai thekson se dikasterin që ai drejton është e fokusuar në forcimin e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të sëmundjeve, duke shtuar se vitin e kaluar janë vendosur gjashtë ilaçe të reja për sëmundje të rralla dhe pacientët me fibrozë cistike për herë të parë kanë marrë ilaçin.

"Investojmë në pajisje të reja mjekësore me çka është dyfishuar buxheti për këtë qëllim, si dhe përmirësojmë kushtet në objektet shëndetësore publike përmes rikonstruimeve. Vazhdojmë të punojmë me përkushtim edhe në periudhën e ardhshme, me intencë përmirësimin e kushteve të punës së punonjësve shëndetësor në shëndetin publik, si dhe në interes të të gjithë pacientëve në vend. Gëzuar Ditën botërore të shëndetit!”, thekson Demirin në mesazhin e tij.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR