• e premte, 05 dhjetor 2025

Demant nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi

Demant nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi

Shkup, 18 shtator 2025

Në lidhje me akuzat e paraqitura në një emision në rrjetet sociale, theksojmë se përmbajtja është tendencioze, e mbushur me pasaktësi dhe synon qartë t’i shtrembërojë faktet dhe ta manipulojë opinionin publik.

Më konkretisht, udhëtimi i datës 27 tetor 2024 nuk ka qenë vizitë në Beograd, siç është pretenduar në mënyrë të rreme, por vizitë në Preshevë. Deri më tani asnjë gazetar apo medium nuk ka parashtruar ndonjë pyetje për këtë çështje, gjë që vetëm e konfirmon karakterin joprofesional dhe joetik të publikimit.

Gjithashtu, rikujtojmë se çdo gazetar e di se Kryetari i Kuvendit, sipas ligjit, është i detyruar të jetë nën përcjellje të vazhdueshme të shërbimit të sigurisë së MPB - së. Paraqitja e këtij detyrimi ligjor si “sensacion” është tendencë për mashtrim të opinionit veprim i papërgjegjshëm.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, vazhdon t’i kryejë përgjegjësitë e tij me transparencë të plotë dhe përkushtim institucional. Asnjë manipulim nuk mund ta zbehë punën e Kryetarit të Kuvendit, ndërsa Kuvendi mbetet i hapur, llogaridhënës dhe i përkushtuar në shërbim të qytetarëve.

Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

______________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR