• e hënë, 23 dhjetor 2024

Demant nga Kabineti i Gërkovskës: Akuzat e KSHPK-së janë të pabaza

Demant nga Kabineti i Gërkovskës: Akuzat e KSHPK-së janë të pabaza

Shkup, 23 qershor 2023 (MIA) - Kabineti i zëvendëskryeministres për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, ka njoftuar se në tërësi i demanton dhe i vlerëson si të pabaza akuzat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për gjoja mosveprim për rastin me kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko. 

"Për fat të keq, KSHPK-ja e udhëhequr nga kryetarja Ivanovska, në përpjekje për të justifikuar veprimet apo mosveprimet e KSHPK-së, tenton t'ua hedh kompetencën dhe përgjegjësinë institucioneve të tjera, pa marrë parasysh nëse ato janë kompetente apo jo për raste konkrete, ndërsa në këtë kontekst edhe me çfarë mekanizmash disponojnë", thuhet në demantin. 

Nga kabineti theksojnë se në këtë drejtim po i njoftojnë anëtarët e KSHPK-së se zëvendëskryeministrja Gërkovska, në përputhje me autorizimet që ka nga kryeministri, është përgjegjëse për zbatimin e Kodit për sjellje etike të anëtarëve të Qeverisë dhe zyrtarëve të tjerë të zgjedhur nga Qeveria.

Në kumtesë, KSHPK-ja rikujton se Kabineti i obliguar për politikat për qeverisje të mirë nuk është organ hetimor dhe prokuror, por të gjitha rastet dhe informacionet që mbërrijnë në Kabinet kalojnë në kompetencë të institucioneve, të cilat sipas ligjit duhet të veprojnë dhe t'i procesuojnë ato. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR