• e martë, 24 dhjetor 2024

Demant nga Drin Ahmetit për deklaratën e Kovaçkit nga VMRO - DPMNE

Demant nga Drin Ahmetit për deklaratën e Kovaçkit nga VMRO - DPMNE

Shkup, 4 korrik 2023 

 

Të nderuar,

Lidhur me video deklaratën e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dhe deputet Dragan Kovaçki, të publikuar në kanalin Jutjub të VMRO-DPMNE-së, si dhe në ueb-faqen e Televizionit Sitel, me titull “Kovaçki: Nipi i Ali Ahmetit me kompaninë që e bleu Soravia punon në Korridorin 8”, ju bëjmë me dije se është një gënjeshtër e plotë dhe informacion i gabuar i vendosur në publik. “Thor Industries” mohon të gjitha të pavërtetat e shprehura nga z. Kovaçki, të cilat më pas janë transmetuar në ueb faqen e Televizionit Sitel.

Pretendime të tilla të rreme dëmtojnë kompaninë "Thor Industries" si dhe reputacionin personal të pronarit Drin Ahmeti. Gjithashtu, "Thor Industries" kërkon falje publike nga VMRO-DPMNE dhe z. Kovaçki, në të kundërt do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për dëmin e pësuar nga të pavërtetat e paraqitura nga z. Kovaçki.

Me respekt, 

Drin Ahmeti 

Drejtor i Thor Industries 

Foto: Drin Ahmeti

Drejtor i Thor Industries 

__________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale.

QËNDRONI TË LIDHUR