• e hënë, 19 janar 2026

Delegacioni ukrainas arriti në SHBA në negociata të reja për përgatitje të marrëveshjes paqesore me Rusinë

Delegacioni ukrainas arriti në SHBA në negociata të reja për përgatitje të marrëveshjes paqesore me Rusinë

Uashington, 17 janar 2026 (MIA) - Ekipi negociator ukrainas ka mbërritur në Majami, Floridë, për negociata të reja për përgatitjen e marrëveshjes paqesore me Rusinë, njoftoi në platformën Iks, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Kirillo Budanov.

"Do të kemi bisedime të rëndësishme me partnerët tanë amerikanë për hollësirat e marrëveshjes paqesore", tha Budanov.

Ai shtoi se në Majami kanë udhëtuar edhe shefi i Shërbimit ukrainas të sigurisë, Rustem Umerov dhe negociatori David Arahami, të cilët do të bisedojnë me të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan, Stiv Uitkof, me dhëndrin e Donald Trumpit, Xhared Kushner dhe sekretarin e SHBA-së për ushtrinë tokësore, Dan Drisol.

"Ukraina ka nevojë për paqe. Po lëvizim drejt rezultateve", theksoi Budanov.

Në draft-marrëveshjen për përfundimin e luftës pothuaj katërvjeçare të Rusisë në Ukrainë, disa pika kryesore nuk janë zgjidhur, kryesisht çështja territoriale.

Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski dje tha se delegacioni po shkon në SHBA për të "sqaruar" dokumentet e përgatitura nga amerikanët, në lidhje me pozitat e Rusisë.

"Nëse gjithçka finalizohet dhe pala amerikane jep miratimin... nënshkrimi (i marrëveshjes) do të jetë i mundur javën e ardhshme, gjatë Forumit ekonomik botëror në Davos.

Tramp para tre ditëve tha se presidenti rus Vlladimir Putin është "gati të lidh marrëveshje", por se Zelenski po e ngadalëson procesin. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR