• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Delegacioni izraelit udhëton për në Kajro për shkak të propozimit për armëpushim në Gazë

Delegacioni izraelit udhëton për në Kajro për shkak të propozimit për armëpushim në Gazë

Kajro, 4 qershor 2024 (MIA) - Një delegacion izraelit ka udhëtuar në Kajro për të diskutuar për draft-propozimin për armëpushim dhe shkëmbim të të burgosurve në Rripin e Gazës, i cili është nën sulme intensive ushtarake izraelite që nga 7 tetori.

Gjatë bisedimeve, delegacioni do të kumtojë qëndrimin e Izraelit për ofertën e re për armëpushim dhe lirimin e të burgosurve, njoftoi gazeta libaneze "Al-Ahbar", duke cituar burime egjiptiane.

 Burimet pohojnë se marrëveshja mund të hyjë në fuqi që në fillim të javës së ardhshme për shkak të presionit të SHBA-së ndaj Izraelit dhe përpjekjeve diplomatike rajonale. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR