• e hënë, 09 shtator 2024

Delegacioni i BE-së nuk e komenton takimin e liderëve, lidhur me ndryshimet kushtetuese thotë se kjo qartë qëndron në konkluzionet e BE-së nga korriku i vitit 2022

Delegacioni i BE-së nuk e komenton takimin e liderëve, lidhur me ndryshimet kushtetuese thotë se kjo qartë qëndron në konkluzionet e BE-së nga korriku i vitit 2022

Shkup, 12 qershor 2023 (MIA)- Delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut në lidhje me rezultatin e takimit të liderëve midis kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se nuk i komenton diskutimet e brendshme, ndërsa sa u takon ndryshimeve kushtetuese, thonë se janë të qarta konkluzionet e Këshillit të BE-së nga korriku i vitit 2022.

"Nuk komentojmë diskutimet e brendshme. Konkluzionet e Këshillit të BE-së nga korriku i vitit 2022 janë të qarta. Me qëllim për të përfunduar kjo fazë e hapjes së negociatave qasëse, Këshilli poashtu vendosi, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të korrikut të vitit 2022, të thërrasë një tjetër konferencë ndërqeveritare për të paraqitur kornizën për negociatat dhe gjendjen e punës përgatitore nga Komisioni Evropian dhe është e gatshme ta mbajë atë pa shtyrje të mëtejshme, as edhe vendime shtesë politike sapo Maqedonia e Veriut të aplikojë përcaktimin e saj për të përfunduar ndryshimet kushtetuese në pajtueshmëri me procedurat e saja të brendshme", thuhet në qëndrimin e Delegacionit të BE-së.

Mickoski, pas takimit me Kovaçevskin, ndër të tjera doli me kërkesën që ndryshimet kushtetuese të miratohen me efekt të prolonguar, pra pas anëtarësimit të vendit në BE.

Kryeministri Kovaçevski tha sot se tani duhet të shkohet në atë që janë marrë vesh dhe asaj thënë publikisht në konferencën për media pas takimit të liderëve për ndryshimet kushtetuese, e jo në interpretime, siç tha ai, “atë që dikush ka dashur ta thotë pasi ajo që është folur dhe është thënë".

Duke u përgjigjur në pyetjen e  gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Bogdanci, Kovaçevski përsëriti se “VMRO-DPMNE ka pranuar ndryshimet kushtetuese” dhe ka vlerësuar se “demantimi apo tërheqja nga ajo që është dakorduar dhe thënë në konferencën për media pas takimit të liderëve do të ishte zhgënjim i madh për qytetarët dhe bashkësinë ndërkombëtare”.

QËNDRONI TË LIDHUR