Delegacion i Prokurorisë publike të Maqedonisë në Konferencën rajonale të OSBE-së
- Integriteti dhe transparenca e jurisprudencës ishin në fokus të konferencës dyditore rajonale të OSBE-së për monitoring të proceseve gjysësore, e cila u mbajt në Budvë dhe ku mori pjesë prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski, së bashku me prokurorin themelor publik të Prokurorisë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Islam Abazi dhe prokurorin themelor publik të Prokurorisë themelore publike, Gavrill Bubevski.
- Post By Besnik Shuki
- 19:24, 27 shtator, 2024
Shkup, 27 shtator 2024 (MIA) - Integriteti dhe transparenca e jurisprudencës ishin në fokus të konferencës dyditore rajonale të OSBE-së për monitoring të proceseve gjysësore, e cila u mbajt në Budvë dhe ku mori pjesë prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski, së bashku me prokurorin themelor publik të Prokurorisë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Islam Abazi dhe prokurorin themelor publik të Prokurorisë themelore publike, Gavrill Bubevski.
Siç kumtoi prokuria shtetërore publike, konferenca i ka bashkuar krerët e jurisprudencës nga të gjitha vendet e rajonit, të cilët kanë diskutuar për rekomandimet nga raporti i parë publik të projektit pë vëzhgimin e proceseve gjyqësore për ballafaqim me krimin e organizuar dhe korrupsionin në Ballkanin Perëndimor.
"Konferenca rajonale kishte për qëllim t'u mundësojë aktorëve të sektorit të gjyqësisë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia mes vete të diskutojnë dhe këmbejnë përvoja mbi çështjet strukturore, si dhe çështjet e politikave që lidhen me ndjekjen penale dhe vendimmarrjen në rastet, të krimit serioz, të ndërlokiuar dhe të oganizuar dhe korrupsionit. Theks i posaçëm është vendosur në transparencën e akteve dhe procedurave të jurisprudencës, pengesave në zbatimin e reforave dhe praktikave ndërshkuese, informoi PPRMV për pjesëmarrjen në konferencë, për tëlc ilën më shumë hollëira dhe informata për raportin e prezantuar janë të qasshme në linkun: https://www.osce.org/secretariat/576963 bsh/
Foto: Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut