Një delegacion i Kuvendit në Misionin ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Moldavi
- Një delegacioni në Asamblenë parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së) i përbërë nga: Monika Zajkova, kryetare e Delegacionit; Nikolla Micevski dhe Mimoza Musa, anëtarë; dhe Marija Petrushevska, kryetare e Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (AP e KE-së), po marrin pjesë në Misionin Ndërkombëtar për Vëzhgim të Zgjedhjeve në Moldavi, të cilat mbahet më 28 shtator 2025.
- Post By Fami Bajrami
- 11:25, 29 shtator, 2025
Shkup, 29 shtator 2025 (MIA)- Një delegacioni në Asamblenë parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së) i përbërë nga: Monika Zajkova, kryetare e Delegacionit; Nikolla Micevski dhe Mimoza Musa, anëtarë; dhe Marija Petrushevska, kryetare e Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (AP e KE-së), po marrin pjesë në Misionin Ndërkombëtar për Vëzhgim të Zgjedhjeve në Moldavi, të cilat mbahet më 28 shtator 2025.

Misioni i AP të OSBE-së përbëhet nga më shumë se 100 parlamentarë nga 34 vende të OSBE-së, të cilët janë vendosur për të vëzhguar zgjedhjet në Kishinjev dhe rrethinë, Aneni Noi, Balti, Basarabeaska, Komrat, Kausheni, Leova, Orhei, Soroka, Rezina, etj. Koordinatorja Speciale e misionit afatshkurtër të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE-së në Moldavi është Paula Kardozo, një deputete portugeze, dhe shefe e misionit të vëzhgimit të AP të OSBE-së është Linea Vikman, deputete suedeze. Misioni i AP të OSBE dhe AP, i udhëhequr nga Kris Said, deputet nga Malta, numëron 25 anëtarë.
Vëzhguesit e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës po punojnë ngushtë me ekspertë dhe vëzhgues nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR), e udhëhequr nga Shefja e Misionit Gillian Stirk (Kanada), dhe Misioni i Parlamentit Evropian, i udhëhequr nga eurodeputeti Mihael Galler (Gjermani).

Në prag të zgjedhjeve, vëzhguesit morën pjesë në dy ditë takimesh gjithëpërfshirëse me përfaqësues të lartë të partive politike dhe koalicioneve pjesëmarrëse në zgjedhje, me kandidatë të pavarur për parlament, me Shefin dhe vëzhguesit afatgjatë të Misionit të OSBE/ODIHR, si dhe me përfaqësues të administratës zgjedhore, organizatave të shoqërisë civile, medias, analistë dhe ekspertë. Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të Moldavisë do të vlerësojë nëse zgjedhjet po zhvillohen në përputhje me angazhimet demokratike të përfshira në Dokumentin e Kopenhagenit të OSBE-së të vitit 1990, të cilat përfshijnë, ndër të tjera, votim të lirë, një atmosferë fushate të drejtë dhe të hapur, akses të barabartë në media dhe raportim të saktë të rezultateve. Gjetjet e vëzhguesve do të analizohen dhe përfshihen në Deklaratën e Gjetjeve dhe Përfundimeve Fillestare, e cila do të paraqitet në Konferencën e Përbashkët për Shtyp të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Moldavi, që do të mbahet më 29 shtator 2025 në Kishinau dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e internetit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (www.oscepa.org).
Foto: Kuvend