• e hënë, 23 dhjetor 2024

Delegacion i Komunës së Dibrës në shënimin e Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit në Tiranë

Delegacion i Komunës së Dibrës në shënimin e Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit në Tiranë

Dibër, 28 nëntor 2013 (MIA) - Një delegacion i Komunës së Dibrës, i kryesuar nga kryetari Hekuran Duka, në Tiranë merr pjesë në shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit.

"Pritje solemne dhe e përzemërt në Pallatin e brigadave nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me rastin e Ditës së Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit. Të festojmë dhe të urojmë derisa zgjat jeta", shkruan Duka në një publikim në Fejsbuk.

Përveç delegacionit të komunës, në shënimin e ditës së sotme, kur në Vlorë në vitin 1912 është shpallur pavarësia e Shqipërisë dhe është ngritur Flamuri kombëtar marrin pjesë një numër më i madh i dibranëve.

Ata do të marrin pjesë në "Paradat e shqiptarëve" me moton  "Rrënjët kuq-e zi" që për herë të parë mbahet në Tiranë.

Në programin kulturor-artistik, mes 150 ansambleve dhe grupeve folklorike, do të marrë pjesë edhe SHKA "Dibra e madhe" nën udhëheqjen e biznesmenit dibran Miçe Duka.

Ndryshe, dje me më shumë aktivitete Dita është shëniuar në Dibër. mb/

Foto: Duka FB

QËNDRONI TË LIDHUR