• e premte, 05 dhjetor 2025

Delegacion i Komisionit të Venecias në bisedime në Gjykatën Kushtetuese

Delegacion i Komisionit të Venecias në bisedime në Gjykatën Kushtetuese

Shkup, 4 shtator 2025 (MIA) - Një delegacion i Komisionit të Venecias i udhëhequr nga nënkryetari Martin Kujer vizitoi dje Gjykatën Kushtetuese dhe u takua me kryetarin e Gjykatës, Darko Kostadinovski dhe gjyqtaren Ana Pavllovska Daneva.

Në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë për nivelin e lartë të bashkëpunimit dhe dialogun e vazhdueshëm mbi çështjet në fushën e gjyqësisë kushtetuese dhe sundimit të së drejtës, kumton Pres shërbimi i Gjykatës Kushtetuese.

"Anëtarët e Komisionit të Venecias shprehën interes për kuptimin dhe përmbajtjen e vendimit të Gjykatës nr.90/2024 me të cilën shfuqizohen dispozitat e disa ligjeve dhe akteve nënligjore që lidhen me konceptin e ‘përfaqësimit të komuniteteve’, duke përfshirë pjesë të Metodologjisë për planifikimin e punësimit në Sektorin publik konform me Parimin e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë i njohur në publik si "Balancues". Të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar bashkëpunimin dhe dialogun konstruktiv në periudhën e ardhshme.

Foto: Gjykata Kushtetuese

 

QËNDRONI TË LIDHUR