• e hënë, 23 dhjetor 2024

Delegacion i Hamasit nesër shkon në Egjipt në bisedime për planin për ndërprerjen e zjarrit të propozuar nga Kajro

Delegacion i Hamasit nesër shkon në Egjipt në bisedime për planin për ndërprerjen e zjarrit të propozuar nga Kajro

Kajro, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Një delegacion i përfaqësuesve të lartë të lëvizjes palestineze “Hamas” nesër do të niset për në Egjipt për të diskutuar mbi planin e armëpushimit të propozuar nga Kajro.

Delegacioni do të prezantojë qëndrimet e tij mbi planin e propozuar nga Egjipti për t'i dhënë fund konfliktit në territorin palestinez, deklaroi një përfaqësues i Hamasit.

Plani iu prezantua javën e kaluar përfaqësuesve të lartë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik kur ata vizituan Kajron.

Sipas një burimi të afërt me Hamasin, plani egjiptas i cili është në tre faza parasheh fillimisht rivendosjen e armëpushimit, pastaj lirimin me faza të dhjetëra pengjeve të mbajtura nga Hamasi në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite dhe në fund një armëpushim i përhershëm i zjarrit që do t'i japë fund konfliktit.

Plani gjithashtu parashikon edhe krijimin e një qeverie palestineze të teknokratëve si rezultat i dialogut në të cilin do të përfshihen të gjitha fraksionet palestineze. Qeveria do të ketë për detyrë ta udhëheqë rindërtimin e Rripit të Gazës pas përfundimit të luftës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës, Ashraf al-Kidra kumtoi se 20 palestinezë u vranë në Rafah dhe 55 u plagosën në një sulm ajror izraelit.

foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR