• e enjte, 18 korrik 2024

Deklaratë e përbashkët e yjeve nga "Miqtë" pas vdekjes së Methju Perit

Deklaratë e përbashkët e yjeve  nga

Los Anxhelos, 31 tetor 2023 (MIA) - Protagonistët kryesorë të serialit legjendar komedian "Miqtë" lëshuan një deklaratë të përbashkët me rastin e vdekjes së kolegut të tyre Methju Peri. Në të vërtetë - Xhenifer Aniston, Met Leblank, Dejvid Shuimer, Liza Kudrou dhe Kortin Koks u prononcuan në revistën Pipëll.

“Të gjithë jemi në depresion të plotë. Ne ishim më shumë se kolegë-yje. Ne jemi familje. Ka edhe shumë për të thënë, por tani për tani do të ndajmë momentin e pikëllimit për të kuptuar këtë humbje të pakuptueshme”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

"Miqtë” shtojnë se do të thonë edhe më shumë, kur të munden dhe kur të vijë koha për këtë.

“Tani për tani  mendimet tona janë me familjen e Metit, miqtë e tij dhe të gjithë ata që e donin atë mbarë botën”, theksuan ata.

Methju Peri, i cili aktroi Çendlerin - njërin prej personazheve kryesorë në "Miqtë", u gjet i vdekur në xhakuzin e tij në shtëpi të shtunën. Ai kishte 54 vjet. Hetimet për vdekjen janë ende në vazhdim. Autoritetet e Los Anxhelosit konfirmuan se autopsia ka përfunduar, por pritet raporti toksikologjik dhe rezultatet priten për disa javë. Para ndërtesës në rrugën “Bedford” nr. 90, në Nju-Jork, SHBA, ku Çendler dhe “Miqtë” e tij jetuan prej 10 vitesh, fansat po lënë lule, fotografi dhe porosi për aktorin e ndjerë. ss/bsh/

Foto: arkivi MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR