• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deklaratë e BE-së me rastin e 35-vjetorit të protestave në Tiananmen: Pekini të ndërmarrë hapa konkretë të përgjegjësisë

Deklaratë e BE-së me rastin e 35-vjetorit të protestave në Tiananmen: Pekini të ndërmarrë hapa konkretë të përgjegjësisë

Bruksel, 4 qershor 2024 (MIA) - Meqenëse sot shënohet 35-vjetori i shtypjes së dhunshme të protestave paqësore pro-demokracisë në sheshin Tiananmen të Pekinit në vitin 1989, kujtimi i këtyre ngjarjeve dhe nderimi i atyre që u vranë, u arrestuan ose u zhdukën është thelbësor për brezat e ardhshëm dhe kujtesën kolektive, kumtoi sot Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme.

"Bashkimi Evropian solidarizohet me familjet e viktimave dhe u bën thirrje autoriteteve kineze që t'i njohin këto ngjarje dhe të ndërmarrin hapa konkrete të përgjegjësisë. Duhet të respektohen garancitë ligjore dhe të drejtat e procesit përkatës të të arrestuarve në lidhje me ngjarjen e vitit 1989 ose me aktivitete për përkujtimin e tyre", theksohet në deklaratën e EEAS me rastin e 35 vjetorit të protestave në sheshin Tiananmen në Pekin.

Sipas BE-së, janë shqetësuese masat e fundit për të shënuar këtë ngjarje dhe për të censuruar diskutimet në Hong Kong dhe vende tjera për atë që ndodhi në sheshin Tiananmen, duke theksuar sfidat me të cilat përballen ata që mbrojnë respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Kinë.

"Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar në angazhimin me Kinën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore përmes dialogut dhe bashkëpunimit", shtohet në kumtesën. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR