• e diel, 11 janar 2026

Dejli Miror: Ukraina në fushë-betejë lëshon 15.000 robotë të armatosur - vrasës të qetë

Dejli Miror: Ukraina në fushë-betejë lëshon 15.000 robotë të armatosur - vrasës të qetë

Londër, 7 prill 2025 (MIA) - Ukraina filloi të sistemojë 15.000 robotë të armatosur luftarak, të njohur so "vrasës të qetë", në tentim për ta ndalur ofenzivën ruse në frontin lindor, e cila vazhdon të shënojë suksese dhe po përhapet thellë në territorin ukrainas, kumtoi tabloidi britanik "Dejli miror", duke cituar burime të sigurta ukrainase.

Ushtarët robotë, të dizajnuar për t'i mbështetur ushtarët në llogore dhe të ndihmojnë në konfliktet urbane, shpresojnë komandantët ushtarak ukrainas, mund të paraqesin pikë kthese kyçe në luftimet që gjithnjë e më tepër po zhvillohen nga distanca të afërta, dhe të paraqesin depërtim në luftimin me teknologji të lartë.

Robotët janë të pajisur me armë dhe sensorë, mund të lëvizin nëpër terren jo të rrafshët dhe të punojnë ditë e natë.

Një nga modelet më të shquara është "Idhnaku", i armatosur me pushkë prej 7,62 mm (kalibrin e njejtë e përdorë AK47) dhe shfrytëzohet për vëzhgim, mbështetje për sulm dhe zjarr të saktë.

Forcat ukrainase kësaj arme mobile i ndanë rol të veçantë në taktikën ushtarake - të sulmojë nga drejtime të papritura dhe ta tërheqë vëmendjen e ushtarëve rusë, thekson gazeta britanike.

Robotët kontrollohen nga distanca, që u mundëson operatorëve të jenë të sigurt, ndërsa njëkohësisht në mënyrë drastike ulet rreziku për personelin, që është posaçërisht me rëndësi pas humbjeve të larta të kohëmëparshme në Ukrainë, thekson Dejli Miror.

Sipas burimeve ushtarake, Ukraina dukshëm e zgjeroi kapacitetin për prodhim të UGV-së në fabrikat e fshehta nëpër vend të cilat shfrytëzojnë mitorë të qetë elektrik si instalacion që mundëson veprim operativ afatgjatë, madje edhe në temperatura deri -20 gradë Celsius, që është karakteristikë mjaft e rëndësishme për territorin e Ukrainës dhe Rusisë ku temperaturat shpesh janë nën zero, shkruan Miror.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025 investoi madje 120 milionë funta (mbi 140 milionë euro) në sisteme ushtarake robotike.

Ky është investimi më i madh deri më tnai në automatizimin ushtarak, ndërsa Kievi beson se përdorimi masiv i robotëve do ta kthejë situatën aktuale në front në dobi të tyre.

Sipas pohimeve të gazetës brianike, robotët në luftimin modern luajnë rol gjithnjë e më të madh në konfliktet urbane, duke i zëvendësuar ushtarët në misionet më të rrezikshme për të cilat nevojitet luftim "i drejtpërdrejtë". 

 

QËNDRONI TË LIDHUR